Telegrafi

Man City-Schalke: Formacionet e mundshme, Kompany-Laporte në mbrojtje

Manchester City pret Schalken në stadiumin Etihad në kuadër të ndeshjes së dytë për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi me rezultat 3-2 në të mirë të skuadrës angleze, kështu ekipi nga Mançesteri ka një përparësi të vazhdojë në çerekfinale.

Për shkak të lëndimit të John Stones dhe Nicolas Otamendit trajneri Pep Guardiola është detyruar të bëjë disa ndryshime në fazën mbrojtëse.

Mesfusha dhe sulmi i Cityt vazhdon të jetë i pandryshuar, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Kompany, Laporte, Zinchenko; Gundogan, Bernardo Silva, David Silva; Sterling, Aguero, Sane.

Schalke 04 (4-2-3-1): Fahrmann; Serdar, Sane, Nastasic, Mendyl; Rudy, Mascarell; Matondo, Bentaleb, Konoplyanka; Skrzybski. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3p8HLR3K0ac