Site icon Telegrafi

Man City rivalizon gjigantët evropian për talentin Haaland

Manchester City është bërë klubi i fundit që kërkon shërbimet e sulmuesit të talentuar norvegjez të Red Bull Salzburgut, Erling Haaland.

Talenti norvegjez ka befasuar të gjithë këtë sezon, duke dhuruar paraqitje brilante me klubin austriak.

Haaland ka shënuar 18 gola e pesë asistime në 11 ndeshje dhe ky rendiment ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Erling Haaland

Sipas mediumit britanik The Sun, Manchester City është bërë skuadra e fundit që i bashkohet garës për sulmuesin Red Bull Salzburgut, Haaland.

Manchester United dhe Liverpooli në Angli, Real Madridi në Spanjë dhe Juventusi në Serie A gjithashtu po e ndjekin me vëmendje lojtarin.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version