Telegrafi

Man City rivalizon Arsenalin për mesfushorin Aouar

Ylli francez i Lyonit, Housem Aouar ka futur në ‘luftë’ dy klubet e mëdha nga Liga Premier, Arsenalin dhe Manchester Cityn.

Aouar ka treguar formë të lartë në dy sezonet e fundit me Lyonin dhe paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube të vihen pas tij.

Mesfushori francez pëlqehet shumë nga klubet elitare angleze, të cilat duan transferimin e tij këtë verë.

Lexo po ashtu Ofruan para dhe një futbollist, refuzohet oferta e Arsenalit për Aouar

Ai ka përfunduar në listën e dëshirave të Arsenalit me trajnerin Mikel Arteta, i cili e sheh Aouarin si një lojtar që mund të ndryshojë me të vërtetë mesfushën e Topçinjve.

Megjithatë, londinezët dhe Arteta do ta kenë një rival të fortë për transferimin e ylli francez.

Sipas mediumit The Mirror, Manchester City është gati të luftojë me Arsenalin në garën për të nënshkruar Aouar.

Pep Guardiola thuhet se është një admirues i yllit të Lyonit dhe një ofertë gjatë ditëve të ardhshme nuk përjashtohet. /Telegrafi/