Portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio, raportohet se është një kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar Ederson tek Manchester Cityt, në rast se braziliani vendos të largohet nga Anglia në verë.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes, Di Gregorio admirohet mjaft shumë në Mançester, veçanërisht pas performancave të tij që prej se iu bashkua Juventusit në verë.
Ederson do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit 2025/2026, që do të thotë se ai do të futet në vitin e fundit të kontratës së tij këtë verë, përveç në rast se nënshkruan një kontratë të re para asaj kohe.
Raportimet pretendojnë se ka një mundësi që 31-vjeçari të largohet qysh këtë verë, për të evituar rrezikun që ai të largohet si lojtar i lirë.
Teksa City thuhet që e vlerëson portierin italian, Juventusi nuk ka asnjë qëllim për ta lënë atë të largohet.
27-vjeçari u transferua në ‘Allianz Stadium’ gjatë afatit të fundit kalimtar veror dhe teknikisht, ai ende nuk është një lojtar i Juventusit.
Kjo pasi ‘Bianconerët’ e transferuan atë në formë huzimi nga Monza, por kanë opsionin e obligimit të blerjes për 13.5 milionë euro të tjera, të cilat do ta çonin koston totale të operacionit deri në 18 milionë euro./Telegrafi/