Site icon Telegrafi

Man City parakalon klubet e mëdha evropiane në garë për sulmuesin Nkunku

Klubi anglez, Manchester City është i interesuar për transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Christopher Nkunku.

Sipas gazetës gjermane Bild, kampionët në fuqi të Ligës Premier kanë ‘vjedhur marshin’ kundrejt klubeve të tjera evropiane që kërkojnë 23-vjeçarin.

Ata janë gati të hyjnë në negociata dhe kanë bërë një qasje sa i përket disponueshmërisë së sulmuesit, pa asnjë klauzolë blerjeje në marrëveshjen e tij aktuale.

Lexo po ashtu Het-triku i Nkunku nuk i mjafton RB Leipzigut, Manchester City shënon gjashtë gola në fitoren e parë

Real Madridi, Juventus dhe ish-klubi i tij Paris Saint-Germain janë gjithashtu të lidhur të gjithë me Nkunku.

Sulmuesi francez ka qenë në formë brilante me klubin nga Bundesliga këtë sezon, duke shënuar 11 gola në 17 paraqitje në të gjitha garat.

Kjo përfshinte një het-trik në Etihad në muajin shtator në një paraqitje mbresëlënëse gjatë humbjes 6-3 të RB Leipzig. /Telegrafi/

Exit mobile version