Telegrafi

Man City po përgatit një ofertë të madhe për Dani Olmo

Manchester City ka vënë sytë te yllin e RB Leipzig, Dani Olmo dhe është gati të provojë vendosmërinë e klubit gjerman me një ofertë.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, po shikon një mbulesë për yllin e dëmtuar Kevin de Bruyne, i cili do të jetë jashtë fushës për katër muaj për shkak të një dëmtimi.

Me Riyad Mahrez që është shitur gjithashtu te Al-Ahli në Arabinë Saudite, City nuk ka shumë opsione sulmuese.

Kështu, sipas mediumit Sky Deutschland, City po planifikon një lëvizje për yllin spanjoll të RB Leipzig, Olmo.

RB Leipzig thuhet se do të hezitojë të shesë, por po dëgjon oferta që fillojnë nga 80 milionë euro.

Kontrata e Olmos mbart një klauzolë blerjeje prej 55 milionë euro – e cila nuk mund të aktivizohet deri në verën e vitit 2024. /Telegrafi/