Site icon Telegrafi

Man City po përgatit një ofertë të lartë për Lautaron

Klubi anglez, Manchester City po planifikon një veprim për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sipas mediumit të afërt me Nerazzurrët, FCInterNews, reprezentuesi argjentinas është parë nga City si një zëvendësim i mundshëm afatgjatë për Sergio Agueron.

Sidoqoftë, Barcelona mbetet favorit për të nënshkruar me Martinez, nëse ai vihet në dispozicion për shitje nga Interi.

Lexo po ashtu Barcelona e bindur nga Lautaro, do të provojë me të gjitha forcat transferimin e tij

Ylli argjentinas i është rekomanduar bordit të Barçës nga kapiteni i klubit Lionel Messi, me kontratën e tij që mban një klauzolë të blerjes prej 111 milionë eurosh.

Është sugjeruar që Blaugranët mund të lëvizë për blerjen e Martinez si një pasues eventual për Luis Suarezin.

Për Cityn, është sugjeruar që ata po i ofrojnë 22 vjeçarit një kontratë dyfish më të lartë sesa merr te Interi, për të lënë klubin italian. /Telegrafi/

Exit mobile version