Site icon Telegrafi

Man City po monitoron përparimin e Artetas me Arsenalin, spanjolli shihet si pasues afatgjatë i Guardiolas

Klubi anglez, Manchester City është duke mbajtur shënime mbi punën e spanjollit Mikel Arteta te Arsenali, pasi e duan në të ardhmen trajner në Etihad.

Sipas mediumit The Athletic, City janë duke mbajtur kontrolle të ngushta për Artetan, pasi shihet si një zëvendësues i mundshëm për trajnerin aktual Pep Guardiola.

Arteta e filloi karrierën e tij si trajner nën drejtimin e Guardiolës në Etihad, por pasi u shkarkua Unai Emery, u kthye në Arsenal për t’u bërë trajneri kryesor i tyre.

Arteta së bashku me Guardiolan gjatë kohës sa punonte te City

Atje, ai ka fituar Kupën FA dhe Community Shield dhe pas një serie paraqitjesh nën nivel, tani po bën përshtypje këtë sezon duke shty ekipin drejt një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Si rezultat, City dhe drejtuesit e tij po e admirojnë punën e spanjollit nga distanca.

Kur ishte në stafin e ekipit të Cityt, Arteta mendohet se është parë si një kandidat afatgjatë për të pasuar Guardiolën dhe interesi nga klubi mbetet ende. /Telegrafi/

Exit mobile version