Telegrafi

Man City i ofron Iniestas një rol të dyfishtë, si lojtar dhe trajner

Manchester City vazhdon të mos i ndahet yllit spanjoll, Andres Iniesta.

Iniesta ka konfirmuar largimin nga Barcelona në fund të sezonit pas 22 viteve të kaluara me skuadrën katalunase.

Megjithatë, ofertat për të nuk janë ndalur asnjëherë dhe lojtari pëlqehet nga skuadrat të ndryshme nga të gjitha kontinentet.

Gjatë të premtes u raportua se Iniesta është afër transferimit te skuadra japoneze, Vissel Kobe, por kjo nuk i ka ndalur skuadrat tjera të interesohen për të.

Andres Iniesta (Getty Images)

Kampioni aktual anglez, Manchester City vazhdon të ndjek me interesim situatën e Iniestas dhe është gati të transferojë atë në Angli.

Arteta është asistent i Pep Guardiolas te Man City, por pritet të largohet (Getty Images)

Sipas mediumit Yahoo Sport, Qytetarët janë të interesuar ta joshin yllin spanjoll me një rol lojtar-trajner.

Kështu, Iniesta nëse pranon ofertën e gjigantit anglez atëherë do të zëvendësonte Mikel Artetan, i cili është afër zyrtarizimit si trajner i Arsenalit.

Iniesta dhe City janë në bisedime për një marrëveshje, dhe legjenda e Barcelonës thuhet se është i prirur për një lëvizje. /Telegrafi/