Telegrafi

Man City ofron dy lojtarë dhe para për Koulibalyn

Klubi anglez, Manchester City është i gatshëm të fitojë garën për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Koulibaly ka qenë njëri nga emrat më të përfolur për të ndërruar ambient këtë verë dhe emri i tij vazhdon të jetë në krye të thashethemeve.

Mbrojtësi i Napolit ka befasuar të gjithë së fundmi duke deklaruar qëndrimin te klubi italian, por emri i tij po lakohet përsëri për një transferim diku tjetër.

Lexo po ashtu Koulibaly: Nuk largohem nga Napoli, ndeshja ndaj Barcelonës e vështirë

Ai është lidhur me klube të mëdha si Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Paris Saint-Germain, por tashmë një klub tjetër është gati të ‘djeg’ konkurrencën.

Sipas mediumit britanik The Sun, City është përgatitur që të përfshijë Nicolas Otamendin dhe Oleksandr Zinchenko plus para në përpjekje për të transferuar Koulibalyn.

Pep Guardiola dëshiron të sjellë një tjetër qendërmbrojtës me përvojë dhe po komploton një ofertë të mirë për gjigantit italian të Napolit. /Telegrafi/