Manchester City fitoi ndaj Bournemouthit me rezultat 3-1 në Ligën Premier.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe në fund kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën e Pep Guardiolas.
Golin e parë në takim e shënoi Bernardo Silva në minutën e 16-të, ndërsa Callum Wilson në minutën e 44-të.
Pjesa e dytë filloi me rastin e Raheem Sterling (54′), pastaj edhe Danilo (57′). Ndërsa goli tjetër në këtë takim u shënua nga Sterling (57′).
Pas disa rasteve për gol erdhi dhe goli i qetësisë nga Ilkay Gundogan (80′) pas asistimit nga Leroy Sane.
Pas kësaj fitore Man City vazhdon në vendin e parë me 38 pikë, kurse Bournemouthi në pozitën e nëntë me 20 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Cityt është kundër Watfordit, ndërsa Bournemouthi luan ndaj Huddersfieldit. /Telegrafi/