Manchester City është në kontakt me kapitenin e Barcelonës, Andres Iniesta, i cili ende nuk ka sqaruar të ardhmen e tij.
Iniesta fshiu pretendimet e presidentit të Barçës, Josep Maria Bartomeu, që bisedimet për një marrëveshje të re ka filluar.
Në vend të kësaj, Iniesta mbetet në harresë dhe tani është katër muaj larg që të lejohet të angazhohet në një kontratë paraprake me një klub tjetër.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola dëshiron të transferojë Iniestan në Angli, për të luajtur si titullar. Spanjolli do të mbërrinte në Etihad Stadium për të zëvendësuar Yaya Touren që pritet të largohet gjatë verës.
Drejtuesit e Cityt, Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain po hartojnë një ofertë fitimprurëse për Iniestan, e cila gjithashtu do të përfshijë mundësinë për të luajtur më vonë në karrierën e tij me klubet e tyre simotër si New York City FC dhe Melbourne City.
Iniesta, pas kohës së tij me City, do të ndjekë rrugën e ish-shokut të ekipit të Barcelonës, David Villa, i cili luajti për në Melbourne përpara se të transferohej në NYC FC.
Prioriteti i kapitenit të Barcelonës është të qëndrojë në Nou Camp, por ai ka folur haptazi në javët e fundit kundër bordit dhe Bartomeut. /Telegrafi/