Site icon Telegrafi

Man City rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, shkaktar mund të bëhen Arsenali dhe Liverpooli

Manchester City mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm edhe nëse kualifikohen në këtë kompeticion, është raportuar së fundmi.

Të besuarit e Pep Guardiolës momentalisht qëndrojnë në pozitën e dytë në Ligën Premier, me dy pikë më pak se lideri Liverpool, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sidoqoftë, City sot (e martë) do të fillojnë ‘luftën’ për mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve, teksa do të ndeshen me Kopenhagën në Danimarkë me fillim nga ora 21:00.

Një raportim i ri nga mediumi anglez iNews ka zbuluar se “Qytetarët” rrezikojnë të mos marrin pjesë në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm, në rast zhvillimi të disa ngjarjeve befasusese.

City Football Group momentalisht mban 47 për qind të aksioneve të Gironës, të cilët momentalisht po jetojnë ‘ëndrrën’ në La Liga.

Ekipi i Michel Sanchez renditen në pozitën e dytë në elitën e futbollit spanjoll me pesë pikë mbrapa liderit Real Madrid dhe me pesë pikë më shumë se vendi i tretë Barcelona.

Por, është raportuar se nën rregullat momentale të pronësisë, përfshirja e City Football Group me Gironën, mund të sjellë probleme për kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Tre gjigantët anglezë në garë të ashpër për Kaoru Mitoman

Nëse dy klubet kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe pozita e Cityt në tabelë është më e ulët se sa ajo e Gironës në La Liga, atëherë “Qytetarët” nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në këtë garë.

Për këtë arsye, Liverpooli dhe Arsenali mund të luajnë një rol direkt në shanset e Manchester Cityt për kualifikim në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version