Telegrafi

Man City kthen vëmendjen te transferimi i Lewandowskit pas dështimit të Kane

Manchester City po tregon interes serioz për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Leëandoëski, pas dështimit për Harry Kane të Tottenham Hotspur.

Sulmuesi polak është një nga golashënuesit më pjellor në Evropë në sezonet e fundit, duke shënuar shumë gola sezon pas sezonit.

Lewandowskit i kanë mbetur edhe dy vjet nga kontrata me Bayernin, por nuk e ka rinovuar marrëveshjen e tij.

Lexo po ashtu Guardiola insiston se Manchester City nuk mund ta përballojë transferimin e Kane

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Man City po monitoron situatën e tij me qëllim që të bëjë një lëvizje këtë verë.

Shënjestrat kryesore të Cityt janë Kane nga Tottenham ose Erling Haaland i Borussia Dortmund, por këto dy pista thuhet se kanë dështuar.

Sidoqoftë, Lewandowski mund të shihet si një alternativë pak më e përballueshme, por gjithashtu e një niveli të lartë. /Telegrafi/