Kampioni anglez, Manchester City thuhet se kryeson garën për shërbimet Miralem Pjanic, i cili mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere.
Manchester City thuhet se ka kaluar Chelsean dhe Barcelonën në garën për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.
Sipas mediumit Sport Mediaset, City tani është në ‘pole-position’ për shërbimet e mesfushorit Pjanic.
Ky medium shton se trajneri Pep Guardiola tashmë ka biseduar me boshnjakun në telefon.
Për më tepër, kampionët anglezë do të ishin të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për të bindur Juventusin për shitjen e tij.
Megjithatë, mediumi italian paralajmëron se 28-vjeçari nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Pjanic nuk ka vendosur nëse do të ndjekë ‘ëndrrën e tij – Barcelonën’ ose mundësinë për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon në Torino.
Ndryshe, 28-vjeçari boshnjak u transferua te Juventusit para dy sezonesh nga Roma për një shifër të raportuar prej 32 milionë eurosh. /Telegrafi/