Mesfushori i Napolit, Jorginho mund ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Jorginho është njëri nga futbollistët kryesorë të Napolit në vitet e fundit që nga transferimi i tij nga Empoli më 2015.
Paraqitjet e tij të mira dhe ndeshjet si titullar i padiskutueshëm kanë bërë që shumë klube të vihen pas tij, sidomos ato angleze.
Edhe Napoli thuhet se është i gatshëm ta shes italo-brazilianin, por vetëm për çmimin që atyre iu konvenon.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, Manchester Cityt i pëlqen mesfushori dhe tani janë kryesues të garës për të fituar shërbimet e tij.
Skuadra nga Serie a është e gatshme të shesë italianin për 53 milionë funte apo 60 milionë euro dhe City, të cilët e kanë monitoruar mesfushorin gjatë gjithë sezonit, mendohet të jetë në krye të shërbimeve të tij.
Arsenali, Manchester Unitedi dhe Tottenhami janë gjithashtu në garë për të transferuar lojtari, ndërsa edhe Liverpooli thuhet se po monitoron situatën.
Ndryshe, Jorginho ka qenë bartës i lojës së trajneri Maurizio Sarri dhe Pep Guardiola e do në skuadër pasi luajnë përafërsisht filozofinë e njëjtë. /Telegrafi/