Site icon Telegrafi

Man City konfirmon lëndimin e Sane, por nuk tregon kohën e kthimit

CARDIFF, WALES - JANUARY 28: Leroy Sane of Manchester City is tackled by Joe Bennett of Cardiff City during The Emirates FA Cup Fourth Round match between Cardiff City and Manchester City at the Cardiff City Stadium on January 28, 2018 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Harry Trump/Getty Images)

Manchester City ka konfirmuar se sulmuesi anësor, Leroy Sane, ka dëmtuar ligamentin e kyçit gjatë fitores së Kupës FA në Cardiff.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar ndaj Cardiff Cityt me rezultat 2-0 në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Kupës FA.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për Qytetarët, pasi aty gjeti një lëndim jo të lehtë njëri nga yjet e skuadrës, Sane.

Lexo po ashtu City triumfon ndaj Cardiffit, vazhdon tutje në FA Cup

Reprezentuesi i Gjermanisë u zëvendësua pas gjysmës së parë të ndeshjes pas një ndërhyrje të ashpër nga lojtari i Cardiffit, Joe Bennett.

Momenti i ndërhyrjes së ashpër ndaj Leroy Sane (Getty Images)

Sane ka kaluar skanimet që konfirmojnë se 22-vjeçari do të jetë jashtë fushave për një kohë të caktuar – megjithëse nuk ka një afat kohor për kthimin e tij.

Lëndimi e detyroi Sanen të lë ndeshjen në gjysmë (Getty Images)

Gjermani ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Cityt këtë sezon pasi ka shënuar 11 gola dhe ka prodhuar 14 asistime në të gjitha garat.

Të gjithë në City dëshirojnë që ai të shërohet sa më shpejtë dhe do të mbajnë të përditësuar faqen e tyre për shërimin e tij. /Telegrafi/

https://twitter.com/TopTackles/status/957659542338326530

Exit mobile version