Telegrafi

Man City i kërkon Bayernit ta dyfishojë ofertën nëse e do sulmuesin Sane

Bayern Munichut i është thënë të dyfishojë ofertën e tyre fillestare për sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Reprezentuesi gjerman është objektivi kryesor i Bayernit për afatin e verës dhe një ofertë prej 40 milionë eurosh u paraqit këtë javë.

Sidoqoftë, sipas Fussball Transfers, drejtori sportiv i Cityt, Txiki Begiristain ka informuar Bayernin se ata dëshirojnë 80 milionë euro për të shitur Sane.

Lexo po ashtu Bayerni e ‘çmend’ Cityn me ofertën e parë zyrtare për Sanen

Me një marrëveshje deri në vitin 2021, Sane ka rënë dakord me kushtet personale me Bayernin për një marrëveshje pesë-vjeçare.

Është interesante, se Sane ishte vendosur të nënshkruajë një kontratë të re me Cityn verën e kaluar, por u bind nga lojtarët e Bayernit që e duan në skuadër.

Sane tani është në kontakt të rregullt – nganjëherë çdo ditë – me lojtarët dhe stafin e Bayern për t’u bashkuar me ta për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/