Telegrafi

Man City kërcënon planet e Liverpoolit për transferimin e Mac Allister

Liverpooli do të përballet me konkurrencën nga Manchester City nëse duan të arrijnë një nënshkrim kyç si Alexis Mac Allister në mesfushë.

Reds janë në garë për të nënshkruar me Mac Allister nga Brighton në këtë afat kalimtar të verës.

Megjithatë, sipas mediumit Liverpool Echo, ata po përballen me konkurrencë serioze për nënshkrimin e tij nga Manchester City.

Lexo po ashtu Liverpooli po vazhdon bisedimet, shumë afër marrëveshjes me Mac Allister

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është një admirues i madh i Mac Allisterit, i cili beson se mund të ‘mbushë këpucët’ e Ilkay Gundogan.

Nëse gjermani largohet në verë, Mac Allister do të ishte një nënshkrim ideal për t’u futur në mesfushën e tyre.

Reds mund t’i ofrojnë atij futboll më të rregullt, duke pasur parasysh thellësinë e skuadrës së Cityt, por Mac Allister mund të preferojë një lëvizje te Citizens. /Telegrafi/