Site icon Telegrafi

Man City ka gjetur “Salahun e ri”, përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për ta sjellë në klub

Sezoni aktual ka treguar se skuadra e Manchester City duhet të fillojë rindërtimin dhe ky është një proces që patjetër do të nisë së shpejti në “Etihad”.

Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit tashmë janë në kërkim të përforcimeve të reja, ndërsa mediat nga ishulli raportojnë se Qytetarët kanë gjetur një “Salah të ri” në Gjermani.

Bëhet fjalë për egjiptianin Omar Marmoush, i cili këtë sezon luan për Eintracht Frankfurt dhe bën përshtypje me paraqitjet e tij.

Marmoush shënoi 13 gola dhe regjistroi 8 asistime në 15 ndeshje të Bundesligës dhe Man City do të përpiqet të organizojë transferimin e tij në radhët e tyre në ditët në vijim.

Siç shkruan The Telegraph, Man City ka përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh që do t’ia dërgojë Eintracht Frankfurtit dhe pikërisht kjo është vlera e tregut me të cilën është vlerësuar Marmoush në faqen e Transfermarkt.

Lexo po ashtu Man City mund të bjerë nga kategoria nëse shpallet fajtor në rastin e 115 shkeljeve financiare

Marmoush është 25 vjeç dhe luan si sulmues, por shquhet edhe në pozicionet e krahut. Ai e filloi karrierën e tij në Wadi Degla të Egjiptit dhe mbërriti në Wolfsburg si 18-vjeçar. Më pas ai luajti për St. Paul dhe Stuttgart, përpara se të mbërrinin në Frankfurt si lojtar i lirë.

Tani Frankfurt mund të fitojë 60 milionë euro nga transferimi i tij, nëse pranon ta shesë atë te Man City.

Marmoush ka 35 paraqitje dhe 6 gola për kombëtaren e Egjiptit. /Telegrafi/

Exit mobile version