Manchester City është i gatshëm të bëjë një lëvizje për Eden Hazard nëse superylli vendos të largohet nga Chelsea gjatë verës.
Sipas mediumit britanik The Sun, kampionët e rinj anglezë kanë monitoruar situatën e belgut në klubin e Londrës që një kohë të gjatë.
Pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve, Blutë do ta ketë të vështirë të lidhin anësorin belg me një kontratë të re.
Hazard thuhet se kërkon lojtarë të klasit më të lartë për të arritur nw ekip, në mënyrë që ai të qëndrojë në klub.
Man City janë të gatshëm të luftojnë me Real Madridin për nënshkrimin e Hazardit dhe do të ofrojnë plot 100 milionë funte apo 115 milionw euro pwr tw.
Qytetarët gjithashtu kanë gati t’i ofrojnë yllit belg edhe një pagë të lartë prej 300 mijë funtesh apo 344 mijë euro në javë.
“Klubi do të jetë në krye të radhës nëse Hazard do të vihet në dispozicion këtë verë nga Chelsea”.
“Trajneri ka kohë që e konsideron atë një lojtar të fortë. Ai i ka thënë tashmë bordit se sa e admiron atë”, citon The Sun një burim pranë Etihad. /Telegrafi/