Site icon Telegrafi

Man City ka gati 70 milionë euro për Alex Sandron

Raportet e mediave italiane raportojnë se Manchester City janë gati të paguajnë 70 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro dhe klubi bardhezi mund ta pranojë këtë.

Mbrojtësi brazilian ishte transferimi i vetëm në verën e vitit 2015 nga Porto për 26 milionë euro në vitin 2015 dhe kjo lëvizje mund t’iu sjell fitime të trefishta për vetëm dy vite.

Lexo po ashtu Jemi mësuar ta shohim Messin duke i dribluar të tjerët, por shikoni lëvizjen e Alex Sandros ndaj tij (Video)

Sipas Tuttosport, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është fans i madh i Sandros dhe klubi i tij po përgatitet të ofrojë 60 milionë euro kesh plus bonuse në vlerë të 10 milionë eurove, përcjell Telegrafi.

Braziliani gjithashtu është i kërkuar edhe nga Antonio Conte i Chelseat, pasi këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asistime në 38 paraqitjet e tij në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Manchester City ka gati 296 milionë euro dhe një listë me yje (Foto)

Tuttosport gjithashtu thekson se Juventusi dëshiron para kesh nga shitja e Sandros, pasi ka piketuar alternativat e tij dhe ata janë Emerson Palmeiri  i Romës dhe mbrojtësi me eksperiencë i Atletico Madridit, Felipe Luis.

Juventusi gjithashtu po lidhet tash e një kohë me yllin e Milanit, Mattia De Sciglio, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2018, dhe i cili mund të luaj në të majtë dhe të djathtë të mbrojtjes dhe si mesfushor i krahut. /Telegrafi/

Exit mobile version