Telegrafi

Man City ka gati 55 milionë euro për Chilwellin

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Ben Chilwell ka nënshkruar kontratë të re me klubin anglez, por kjo nuk e ndalon Manchester Cityn të mendoj transferimin e tij.

Chilwell ka nënshkruar kontratë të re me Dhelprat para dy muajsh, e cila është e vlefshme deri më 2024.

Megjithatë, kjo nuk po i ndalon skuadrat e interesuara për të që të mendojnë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Liverpooli monitoron Chilwellin e Leicester Cityt

I tillë është edhe kampioni në fuqi i Ligës Premier, Mancheste City, të cilët e duan Chilwellin në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Qytetarët janë duke shikuar mundësinë të bëjnë ofertë gjatë janarit për mbrojtësin anglez të Leicester Cityt.

Mbrojtësi anglez thuhet se ka vlerë në treg prej 50 milionë funtesh apo 55 milionë eurosh dhe kjo nuk pritet të jetë problem për kampionin anglez.

Chilwell është reprezentues i rregullt i Anglisë (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

City po shikon mundësinë e një zëvendësimi për francezin e lënduar Benjamin Mendy, i cili pritet të mungojë deri në fund të shkurtit.

Për Chilwellin interesim ka shprehur edhe Liverpooli. /Telegrafi/