Klubi anglez, Manchester City thuhet se po shikon me vëmendje mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez.
Reprezentuesi francez është vendosur në listën e blerjeve të Cityt dhe skautët tani janë duke e përcjell me vëmendje përparimin e tij me Rossonerët.
Sipas gazetarit të The Sun, Martin Blackburn, Theo Hernandez i pëlqen Cityt si zëvendësues i të padisiplinuarit Benjamin Mendy.
Arrestimi i Mendyt javën e kaluar ka tronditur Cityn dhe ata tani po kërkojnë pasardhës të mundshëm të krahut të majtë.
Në krye të listës së dëshirave të drejtuesve nga Etihad ka përfunduar ylli i Milanit, i cili në verë u kërkua me ngulm edhe nga Paris Saint-Germain.
Francezi vlerësohet rreth 40-50 milionë euro, por edhe përkundër kësaj shifre Milani nuk pritet të heq dorë nga shërbimet e tij. /Telegrafi/