Site icon Telegrafi

Man City gjen rrugën tek fitoret pas dy ndeshjeve, mposht Brightonin në shtëpi

Manchester City ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Brightonit në shtëpi, sfidë kjo e vlefshme për javën e nëntë në kuadër të Ligës Premier.

City tregoi ‘dhëmbët’ që në start të ndeshjes dhe morën epërsinë në minutën e shtatë përmes Julian Alvarez i cili shfyrtëzoi për mrekulli asistimin e belgut Jeremy Doku.

Të besuarit e Guardiolës vazhduan me sulme të njëpasnjëshme dhe gjetën përsëri rrugën e rrjetës në minutën e 19-të, ku kësaj radhe realizator i golit ishte norvegjezi Erling Haaland i cili bëri një goditje mjaft precize e cila përfundoi në cepin e djathtë të portierit kundërshtar.

Me epërsinë prej dy golave të vendasve u mbyll edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Mysafirët arritën të ngushtojnë diferencën e golave në minutën e 73-të përmes spanjollit Ansu Fati i cili u fut në fushë nga banka rezervë dhe la menjëherë shenja në këtë takim.

Ky gol ishte krejt çka djemtë e De Zerbit mund të bënin në këtë ndeshje dhe City mori fitoren e parë në Ligën Premier pas dy humbjeve radhazi.

Në minutat e fundit të ndeshjes me karton të kuq u përjashtua zvicerani Manuel Akanji pas dy kartonëve të verdhë duke lënë Cityn në fushë me një lojtar më pak.

Me këtë fitore City mban pozitën e parë në tabelë, të paktën deri sa të përfundojë ndeshja mes Chelsea dhe Arsenal, teksa ndeshjen e radhës do ta luajë ndaj rivalit të qytetit Manchester United në udhëtim./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version