Ylli portugez, Bernardo Silva mund të jetë njëri nga të sakrifikuarit e Manchester Cityt në afatin kalimtar të verës.
Bernardo ka qenë një figurë e rëndësishme nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola, por skuadra përmban një bollëk krijuesish në mesfushën sulmuese dhe zonat e krahut të sulmit.
Sidoqoftë, ekipi është mjaft i mangët në sulm dhe largimi i Sergio Aguero mund të tendosë më tej forcën goditëse dhe drejtuesit po mendojnë investimin në këtë repart.
Sipas mediumit britanik The Telegraph, City është i gatshëm të shesë Bernardo Silvan këtë verë pasi ata konsiderojnë të ndryshojnë krijimtarinë e tij për një golashënues të pastër.
Si rezultat, Bernardo mund të shitej te një klub tjetër të madh evropian me tarifën e transferimit që menjëherë të ri-investohej nga Manchester City në një sulmues siç është Erling Haaland.
Çmimi i lojtarit sillet rreth 100 milionë euro, por City mund ta lejojë largimin e tij edhe për një shifër që sillet rreth 70-80 milionë euro. /Telegrafi/