Telegrafi

Man City fiton thellë ndaj Southampton dhe rrëmben pozitën e parë

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar serinë pa humbje këtë sezon duke marrë edhe fitoren e shtatë nga nëntë ndeshje të zhvilluara, ku kësaj radhe mposhti Southamptonin.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 20-të me anë të Joao Cancelo, i cili shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 32-të ishte Phil Foden që dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte City skuadër larg më e mirë duke krijuar shumë raste dhe shënuar edhe dy gola tjerë për fitoren e radhës në kampionat.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi pas vetëm katër minutave lojë me anë të Riyad Mahrez që dërgoi epërsinë në 3-0.

Në listën e shënuesve nuk kishte si të mungonte ylli Erling Haaland, i cili në minutën e 65-të shënoi për 4-0 dhe deri në fund ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, City e merr përkohësisht pozitën e parë me 23 pikë apo dy më shumë se Arsenali i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Southamptoni zë vendin e 16-të me shtatë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët udhëtojnë te Liverpooli, teksa Saint’s e presin West Ham Unitedin. /Telegrafi/

https://twitter.com/KDB17MCBM/status/1578755639157084161