Telegrafi

Man City fiton në frymën e fundit ndaj Fulhamit, Haaland hero i “Qytetarëve”

Manchester City ka fituar në fund me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Qytetarët ishin afër të ndaleshin në Etihad nga Fulhami në një ndeshje shumë interesante dhe të luftuar nga të dyja skuadrat, me Cityn që luajti nga minuta e 28-të pa Joao Cancelon e ndëshkuar me të kuq.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por të dyja skuadrat arritën ta tundin rrjetën nga një herë.

Të parë në epërsi kaluan City me anë të Julian Alvarez (16’), i cili shënoi për 1-0, ndërsa Andreas Pereira (28’) barazoi shifrat nga penalltia 1-1.

Në pjesën e dytë, ekipi i Pep Guardiolas dominoi plotësisht duke krijuar raste në tentim për të gjetur golin e epërsisë dhe fitores.

Atë e gjeti golin në minutën e 75-të me anë të Erling Haaland, por VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë lojë.

Megjithatë, City nuk u ndal dhe në minutën e pestë shtesë me anë të Haaland, i cili shënoi nga pika e bardhë golin e fitores 2-1.

Pas kësaj fitore, City kalon në vendin e parë me 32 pikë, ndërsa Fulhami zë pozitën e tetë me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në shtëpi ndaj Brentfordit, teksa londinezët e presin Manchester Unitedin. /Telegrafi/