Site icon Telegrafi

Man City është gati të përfundojë transferimin rekord të Jack Grealish

Manchester City është gati të përfundojë në ditët në vijim një marrëveshje rekord prej 100 milionë funtesh apo 120 milionë eurosh për mesfushorin e Aston Villa, Jack Grealish.

Kampionët anglezë bënë një ofertë për reprezentuesin anglez në fund të korrikut, me raportet se ai tashmë është në Mançester për të nënshkruar një marrëveshje.

City nuk pranoi të komentojë mbi lëvizjen, por kuptohet se marrëveshja mund të përfundojë para ndeshjes së Cityt në Community Shield kundër Leicester City të shtunën.

Nënshkrimi i Grealish do të përfaqësonte kapjen e një prej talenteve më emocionues në futbollin anglez dhe Pep Guardiola ka qenë një tifoz i madh që kur e përshkroi atë si një “lojtar të jashtëzakonshëm” në vitin 2020.

Lexo po ashtu Man City bën ofertë zyrtare për Jack Grealish

Së bashku me sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, City e bëri 25-vjeçarin një nga objektivat kryesore këtë verë duke besuar se ai do të shtonte një dimension shtesë në skuadrën e tij emocionuese.

Grealish tregoi se mund të ndryshonte lojën në Euro 2020 kur shtoi dhunti dhe frymëzim nga stoli dhe City beson se ai mund të sjellë edhe më shumë cilësi në një skuadër të talentuar për t’i çuar ata në suksesin e parë të Ligës së Kampionëve pasi humbën sezonin e kaluar kur ata u mundën në finale nga Chelsea.

Marrëveshja prej 100 milionë funtesh do të ishte një rekord i ri në Britani, duke eklipsuar 89 milionë funtet që Manchester United i pagoi Juventusit për Paul Pogba në vitin 2016.

Lexo po ashtu Tre formacionet e 'frikshme' me të cilat mund të luajë City në edicionin e ri - a mund t'i ndalë ndokush?

Ai gjithashtu do të thyejë rekordin e transferimeve të Cityt, i cili ishte lëvizja e verës së kaluar për mbrojtësin Ruben Dias i cili kushtoi 62 milionë funte nga Benfica.

City mund të ketë nevojë të thyejë rekordin përsëri nëse do të finalizojë një marrëveshje për Kane me Spurs që pritet të mbajë një tarifë edhe më të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version