Telegrafi

Man City e sheh Joao Felixin si pasues të Sergio Agueros

Klubi anglez, Manchester City mund të bëjë një lëvizje tronditëse për yllin e Atletico Madridit, Joao Felix, për të zëvendësuar Sergio Aguero këtë verë.

Kontrata aktuale e Agueros në Etihad Stadium skadon në fund të sezonit, ndërsa nuk ka përparim për një zgjatje të mundshme të kontratës në këtë fazë.

Reprezentuesi argjentinas gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Barcelonë nëse Lionel Messi vendos të largohet nga Camp Nou në 2021.

Lexo po ashtu Kandidati për president të Barcelonës, Laporta vendos Agueron në listën e dëshirave të transferimeve

Sipas raporteve nga Eurosport, City po i mban të hapura opsionet e tyre për të ardhmen e Agueros, me Joao Felix në listën e tyre të zëvendësimeve të mundshme për argjentinasin në verën e këtij viti.

Pep Guardiola thuhet se do të synojë një sulmues me emër të madh si përparësi transferimi këtë vere, ku ‘makineria e golave’ ​​të Borussia Dortmund, Erling Haaland, shihet si objektivi i tyre numër 1.

E ardhmja afatgjatë e Felixit në Madrid është hedhur në dyshim javët e fundit, me Diego Simeone që thuhet se është i irrituar me mungesën e tij të nivelit të punës në trajnim. /Telegrafi/