Portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio është etiketuar nga Manchester City si zëvendësues i brazilianit Ederson.
Sipas mediumit Calciomercato, City po synon portierin e Juventusit, Di Gregorio, si një zëvendësues afatgjatë për Ederson.
Pep Guardiola është duke vlerësuar opsionet e skuadrës së tij përpara afatit kalimtar të janarit, pasi klubi po kalon një ecuri të vështirë të formës.
🚨 Manchester City have identified Juventus goalkeeper Michele Di Gregorio as their number one replacement for Ederson.
(Source: @MailSport) pic.twitter.com/f6ruKDrV8A
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 24, 2024
Di Gregorio, i cili u emërua portieri më i mirë i Serie A sezonin e kaluar pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Monza, ka tërhequr vëmendjen e Cityt.
Portieri italian i është bashkuar Juventusit më pak se një vit më parë në një marrëveshje që thuhet se ka vlerën e 12 milionë funteve dhe ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029.
Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, Di Gregorio aktualisht vlerësohet në 18 milionë euro. /Telegrafi/