Manchester City është i interesuar të transferojë Alexis Sanchezin e Arsenalit dhe mbrojtësit e Real Sociedadit, Inigo Martinez, por duhet të zgjedh njërin mes dyve për ta inkuadruar në skuadër për garat evropiane, pasi të dy më parë kanë luajtur në Ligën e Evropës.
Manchester City do të bëjë një ofertë prej 25 milionë funtesh për sulmuesin e Arsenalit Alexis Sanchez.
Sipas mediumit The Mirror, City është i vendosur të kryejë një kthesë dramatike në Sanchezin me një ofertë prej 25 milionë funtesh që do t’i detyrojë ata të vënë frenat në përpjekjet e tyre për të transferuar mbrojtësin e Sociedadit, Martinez.
Trajneri Cityt, Pep Guardiola thuhet se është takuar me drejtuesit e klubit pas fitores 4-1 në Kupën FA ndaj Burnleyt të shtunën pasdite.
Aty thuhet se është vendosur për një ofertë fillestare drejt ‘rebelit’ të Arsenalit, Sanchez, i cili nuk po rinovon kontratën, pasi City duhet të forcojë sulmin që është dobësuar pas dëmtimit në gju të sulmuesit Gabriel Jesus.
Megjithatë, një transferim i suksesshëm për 29-vjeçarin do t’i shihte ata që të hidhnin poshtë planin e tyre për të prishur klauzolën e blerjes prej 28.5 milionë funtesh në kontratën e Martinezit në Sociedad për shkak të rregullave të Ligës së Kampionëve.
Kjo pasi, të dy lojtarët, Sanchez dhe Martinez kanë luajtur më parë në Ligën e Evropës këtë sezon dhe ndryshimet e listës janë të reduktuara.
Klubet që kanë arritur deri në 1/16-tën e Ligës së Kampioneve lejohen të bëjnë tre ndryshime në skuadrat prej 25-futbollistëve të dorëzuara në UEFA në muajin shtator, por ata mund të shtojnë vetëm një lojtar që është shfaqur këtë sezon në Ligën e Evropës. /Telegrafi/