Telegrafi

Man City dhe Real Madridi duan t’i konfirmojnë vendet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Pas të martës, ku Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain siguruan një vend në çerekfinale, sot është radha që dy klube të radhës të kualifikohen tutje.

Në ndeshjen e parë, fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City e pret Copenhagen në Etihad dhe synon të konfirmoj kualifikimin pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Më interesant pritet të jetë në ndeshjen tjetër, ku Real Madridi e pret RB Leipzig në ‘Santiago Bernabeu’ dhe dëshiron kualifikimin pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Gjermani.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/