Site icon Telegrafi

Man City dhe Liverpooli nuk kanë marrëveshje për Luis Diaz

Kishte raportime se Manchester City dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për Luis Diaz.

Madje, lojtari thuhej se kishte arritur edhe marrëveshje me Citizens, për të kaluar në Etihad.

Liverpooli thuhej se do të fitonte mbi 70 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

Por, Fabrizio Romano ka raportuar tani se dy klubet kanë mohuar një marrëveshje të tillë dhe se nuk ka pasur bisedime mes tyre.

Diaz në të kaluarën ka bërë të ditur se do të preferonte një kalim në La Liga, por që nuk ka lëvizje konkrete.

Lexo po ashtu Man City arrin marrëveshje befasuese me yllin e Liverpoolit?

Në anën tjetër, Barcelona është tejet e interesuar për shërbimet e tij, mirëpo vlera e tij e lartë e pamundëson një realizim të tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version