Klubi anglez, Manchester City është adhurues i madh i sulmuesit të Atletico Madridit, Joao Felix.
Klubi i Ligës Premier bëri përpjekje për të nënshkruar me talentin portugez kur ai ishte në Benfica.
Përfundimisht, Felix përfundoi duke nënshkruar për Atletico Madridin, të cilët ishin të gatshëm të ofronin një tarifë transferimi shumë më të lartë se City.
Tre sezone më vonë, Felix nuk është plotësisht i lumtur në Wanda Metropolitano dhe mund të jetë i gatshëm të largohet.
Sipas mediumit The Athletic, nëse City nuk mund ta bindë Erling Haaland që të nënshkruajë për ta në verë, ata mund të kthehen për Felix.
Megjithatë, deri tani, klubi nga Etihad thuhet se ka dështuar tri herë ta transferoj portugezin. /Telegrafi/