Manchester City është në krizë të thellë. Katër herë kampionët e fundit të Anglisë kanë festuar vetëm një herë në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Skuadra e Pep Guardiolës aktualisht është 14 pikë prapa liderit Liverpool dhe ka luajtur një ndeshje më shumë.
Problemi më i madh është dëmtimi i fituesit të Topit të Artë, Rodri, i cili ka lënë një boshllëk të pariparueshëm në mesfushë.
Pas barazimit me Everton në ndeshjen e ‘Boxing Day’, Guardiola deklaroi në konferencën për shtyp se i duhet një staf më i gjerë dhe bëri të ditur transferimet e mundshme në janar.
“Tregu i transferimeve në dimër nuk është i lehtë. Por ne duam lojtarë për tre, katër, pesë vitet e ardhshme. Ne do të përpiqemi të sjellim dikë që mund të na ndihmojë sepse nuk mund të qëndrojmë gjatë me kaq shumë lojtarë të lënduar”, ka thënë Guardiola.
Mediat angleze shkruajnë se dëshira e Cityt është për dy lojtarë. Njëri është sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush dhe tjetri është Ederson i Atalanta, një mesfushor qendror, por edhe me tipare mbrojtëse.
🚨🔵 Manchester City are eyeing a double raid for Frankfurt’s Omar Marmoush and Atalanta’s Ederson, reports @SunMartinB! ⚡️
It’s further added that Pep Guardiola wants to spend this month to reignite his season. pic.twitter.com/68wHjtF1YQ
— EuroFoot (@eurofootcom) January 2, 2025
Egjiptiani Marmoush është aktualisht një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ka 18 gola në 24 ndeshje këtë sezon. Vlera e saj u trefishua në vetëm gjashtë muaj dhe tani shkon në 60 milionë euro.
Ederson është një anëtar i domosdoshëm i 11-shes së parë të Gian Piero Gasperinit këtë sezon dhe Atalanta aktualisht është në krye të Serie A.
Është e qartë se asnjë nga këta lojtarë nuk do të jetë i lirë, por paratë nuk janë problem për Cityn. /Telegrafi/