Site icon Telegrafi

Man City dëshiron ta largojë Cancelon, Interi shpreson ta rikthej në skuadër

Manchester City thuhet se është gati të ndërpresë lidhjet me mbrojtësin portugez, Joao Cancelo gjatë verës.

Reprezentuesi portugez mbërriti në verë në Etihad nga Juventusi, me shpresën që të garojë me Kyle Walker për vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Por, ai ka luajtur vazhdimisht zëvendësuesin apo zgjedhjen e dytë në ekip, pas reprezentuesit të Anglisë.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Man City e duan Bastonin, anglezët ofrojnë shkëmbim me Cancelon

Sipas mediumit britanik The Sun, Cancelo është i etur për t’u larguar nga Etihad dhe City është gjithashtu i gatshëm të fitojë para nga largimi i tij.

Cancelo sa ishte pjesë e Interit (Foto: Getty Images/Guliver)

Ai ka luajtur vetëm 600 minuta në Ligën Premier këtë sezon dhe një largim është i pashmangshëm.

Lexo po ashtu Bayerni e do Cancelon para Klostermannit

Ish-skuadra e tij, Interi është në mesin e klubeve që dëshiron t’i ketë shërbimet e tij përsëri në pronësi.

Një rikthim në Itali duket një mundësi e dukshme, ndërsa edhe Bayern Munichu po vlerëson një transferim të lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version