Site icon Telegrafi

Man City dëshiron ta blindojë Sterlingun, gati kontrata e re

MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 29: Raheem Sterling of Manchester City celebrates after scoring his sides second goal during the Premier League match between Manchester City and Southampton at Etihad Stadium on November 29, 2017 in Manchester, England. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Manchester City është gati të hapë bisedime të reja me Raheem Sterling, për të rinovuar kontratën e tij.

Sterling po përjeton një super-formë në këtë fillim sezoni duke shënuar shumë gola me fanellën e Cityn dhe duke ia fituar shumë ndeshje i vetëm.

Kështu, sipas mediumit britanik Sky Sports, udhëheqësit e Ligës Premier do të hapin bisedime me 22-vjeçarin për të shmangur humbjen e tij tek ndonjë rivali.

Lexo po ashtu Të gjithë po flasin për momentin kur Guardiola e mëson Sterlingun se si të jetë më efikas në fushë (Video)

Sulmuesi anglez është i kontraktuar në Eastlands deri në vitin 2020, por drejtuesit e Cityt duan ta blindojnë atë me ndonjë vit të shtuar në kontratë.

Sterling ia ka fituar i vetëm pesë ndeshje Man Cityt (Getty Images)

E gjithë kjo vjen pasi Sterling është një objektiv i raportuar për Arsenalin pasi Arsene Wenger duket të zëvendësojë Alexis Sanchezin me atë.

Sterling aktualisht po shijon sezonin e tij më të frytshëm deri më sot në karrierën e tij, pasi që ka shënuar 13 gola në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Guardiola e lavdëron lojën e Napolit, flet edhe për progresin e Sterling

Ai është golashënuesi më i mirë i Cityt me dy gola më shumë se ndjekësi, dhe ka gjetur rrjetën nëntë herë në 12 ndeshje të kampionatit.

Ndryshe, Sterling në të kaluarën ka luajtur edhe për Liverpoolin, teksa transferimi i tij vitin e kaluar i kushtoi Cityt rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version