Telegrafi

Man City bën ofertë zyrtare për Jack Grealish

Manchester City thuhet se ka bërë zyrtarisht tani ofertë për mesfushorin e Aston Villas, Jack Grealish.

Drejtuesit e klubit nga Etihad dhe trajneri Pep Guardiola janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri.

City fitoi titullin kampion në Ligën Premier dhe arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, por synimi është ta mbroj titullin dhe ta fitojë garën evropiane.

Lexo po ashtu Aguero i larguar, Kane i transferuar – Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt në sezonin 2021/22

Objektivat më të mëdha të Cityt padyshim se janë njeri mes sulmuesve Harry Kane dhe Erling Haaland si dhe mesfushori Grealish.

Blutë janë lidhur me reprezentuesin e Anglisë, Grealish për një kohë të gjatë, me atë interes që u përforcua para mbrojtjes së titullit të Ligës Premier në 2021-22.

Lexo po ashtu Man City pritet të bëjë ofertën e parë zyrtare për Jack Grealish

Sipas mediumit The Telegraph, City tashmë ka paraqitur një ofertë prej 100 milionë funtesh apo rreth 120 milionë euro për mesfushorin e Aston Villas.

Kjo shifër mendohet se është e mjaftueshme për ta transferuar mesfushorin anglez. /Telegrafi/