Kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City thuhet se është përgatitur ta shesë sulmuesin Sergio Aguero këtë verë.
Sipas mediumit britanik The Sun, City do të lejojë Agueron të largohet nëse konfirmohet dënimi i tyre dy-vjeçar në Ligën e Kampionëve nga UEFA.
City është i bindur se e do ta mbajë pjesën më të madhe të skuadrës së tyre, pavarësisht se është dënuar nga garat evropiane për dy vjet.
Klubi është duke e luftuar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport pasi u shpall fajtor nga UEFA për shkeljen e rregullave të Fari Play Financiarit.
Por, nëse apeli i tyre është i pasuksesshëm, City do të jetë i gatshëm të lejojë Agueron të largohet në kërkim të futbollit të rregullt në Ligën e Kampionëve.
Pas këtij sezoni, Aguero do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Etihad, dhe ai do të trajtohet si një rast i veçantë – megjithëse nuk ka ndonjë sugjerim që 31-vjeçari argjentinas dëshiron të largohet nga City.
Për Agueron thuhet se interesim kanë shprehur dy klubet spanjolle, Real Madridi dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/