Telegrafi

Man City barazon në shtëpi ndaj Crystal Palace, buzëqesh Liverpooli

Man City - Crystal Palace (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim në Etihad, duke lëshuar shumë terren në luftën për titull.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por ishin vetëm mysafirët që gjetën golin.

Ishte sulmuesi turk, Cenk Tosun, i cili në minutën e 39-të shënoi për 0-1 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, City vazhdoi dominimin duke gjetur dy gola të shpejt për të rikthyer rezultatin, por nuk arriti të mbaj epërsinë pasi mysafirët barazuan.

Sergio Aguero shënoi në minutën e 82-të për 1-1, ndërsa argjentinasi shënoi edhe në minutën e 87-të për 2-1.

Një autogol i Fernandinhos në minutën e fundit të ndeshjes bërë që rezultati të barazohej 2-2 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Pas këtij barazimi, City ka 48 pikë në vendin e dytë apo 13 pikë më pak se lideri Liverpooli, i cili ka dy ndeshje më pak, ndërsa Crystali renditet i nënti me 30 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Sheffield United, ndërsa Palace e pret në shtëpi Southamptonin. /Telegrafi/