Manchester City dhe Arsenali do të ndeshen mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 33-të në Ligën Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Topçinjve në “ndeshjen e titullit”, pasi një fitore e Cityt do t’i afronte ata në dy pikë dhe me një ndeshje më pak, ndërsa një triumf i Arsenalit, do t’i largonte ata në garën për titull.
Vendi: Etihad Stadium
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Man City
Nathan Ake do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi të kofshës të cilën e mori në takimin kundër Bayern Munich.
Arsenal
Takehiro Tomiyasu dhe Mohamed Elneny mbeten jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Granit Xhaka humbi ndeshjen e së premtes me Southampton për shkak të sëmundjes, por mund të rikthehet në formacionin fillestar për këtë ndeshje, edhe pse është ende në dyshim.
William Saliba vazhdon të mungojë për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Fakte
Manchester City ka fituar shtatë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat.
Ka mbi tri gola të shënuar në tetë ndeshjet e fundit të Arsenalit në Ligën Premier.
Manchester City ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Analizë
Tre ditë pasi rezervoi vendin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, City siguroi një vend në finalen e FA Cup me një fitore 3-0 ndaj Sheffield United të shtunën. Ata tani janë të pamposhtur në 16 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, që përfshin fitoren 3-1 ndaj Arsenalit në Emirates në shkurt. Ata kanë rekordin më të mirë në shtëpi në Ligën Premier këtë sezon, duke humbur një, duke barazuar një dhe duke fituar 13 të tjerat, ndërsa kanë shënuar gjithashtu 50 gola, më shumë se çdo ekip në ligë si vendas këtë sezon.
Arsenali barazoi ndeshjen e tretë radhazi të premten mbrëma, megjithëse kjo do të thotë se tani janë të pamposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier, që është ecuria më e gjatë aktive e çdo ekip në kampionat. Si mysafir këtë sezon, ata mbajnë rekordin më të mirë në kampionat, pasi kanë grumbulluar 36 pikë nga 48 të mundshme, ndërsa kanë shënuar më shumë gola (32) si mysafir dhe ka pranuar më pak (13) këtë sezon.
Ky është një takim vendimtar i mundshëm në garën për titull me kaq shumë lëvizje në këtë lojë për të dyja skuadrat, por duke pasur parasysh formën e dy skuadrave dhe me Arsenalin që ka mungesën e Saliba, skuadra e Pep Guardiolas mund të ketë avantazhin për të siguruar një fitore këtu.
Formacionet e mundshme
Man City: Ederson; Stones, Dias, Laporte; Mahrez, Rodri, Gundogan, Grealish; De Bruyne, Silva; Haaland;
Arsenal: Ramsdale; White, Holding, Mahalhaes, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Jesus, Martinelli;
Parashikimi: Man City 3-1 Arsenal
/Telegrafi/