Site icon Telegrafi

Man City afër transferimit të Koulibalyt

Manchester City thuhet se është i përgatitur të rrisë ofertën e tyre për Kalidou Koulibaly në 70 milionë plus bonuse, të cilën Napoli do të pranonte.

Negociatat kanë qenë më të ngadalta sesa pritej për shkak të raportit të ngrirë midis dy klubeve, shkaku i transferimit të dështuar të Jorginhos disa vjet më parë.

Ata po komunikojnë tërësisht përmes ndërmjetësve të tillë si Fali Ramadani për të përpunuar kushtet.

Lexo po ashtu Zbulohet renditja momentale e dhjetë qendërmbrojtësve më të mirë në botë

Napoli hodhi çmimin origjinal prej 90 milionë eurosh dhe Manchester City po e rrit ofertën e tyre e cila ishte 65 milionë euro plus bonuse.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, një marrëveshje mund të bëhet deri në fundjavë për 70 milionë euro plus deri në pesë milionë euro tjera bonuse.

Paris Saint-Germain gjithashtu u përpoq të ndërhynte, por propozimi prej 60 milionë euro ishte shumë i ulët.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Cityt dhe Koulibalyt - pritet shumë shpejtë zyrtarizmi

Koulibaly tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën angleze, një kontratë me vlerë nëntë milionë euro plus tre milion euro bonuse në sezon.

Kjo është praktikisht dyfishi i asaj që ai fiton aktualisht në San Paolo, pasi Napoli refuzoi të rrisë pagën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version