Telegrafi

Man City afër transferimit të Cancelos

Manchester City është afër transferimit të mbrojtësit portugez të Juventusit, Joao Cancelo.

Qytetarët kanë fituar titullin e Ligës Premier për të dytin vit radhazi, por kanë dështuar përsëri në Ligën e Kampionëve.

Synimi i trofeut më të madh ekipor në Evropë ka bërë që drejtuesit e klubit nga Etihad të mendojnë edhe më shumë përforcimin e skuadrës.

Lexo po ashtu Fillojnë bisedimet mes klubeve, Cancelo drejt transferimit te Manchester City

Njëri nga emrat më të përfolur për tu transferuar te klubi anglez është portugezi i Juventusit, Cancelo.

Joao Cancelo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës Record, City është afër të mbyll marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Zonjës së Vjetër.

24-vjeçari portugez raportohet se ka vlerë 60 milionë euro. /Telegrafi/