Site icon Telegrafi

Man City 3-1 Man Utd, notat e lojtarëve

Silva hapi serinë e golave (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj rivalit lokal, Manchester United, me rezultat 3-1 ndeshjen derbi të javës së 12-të në Ligën Premier.

City ka arritur të vazhdojë serinë pa humbje këtë sezon në Ligën Premier, pasi skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur atë të Jose Mourinhos.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga David Silva (12′), Sergio Aguero (48′) dhe Ilkay Gundogan (86′) për vendasit, ndërsa për Unitedin shënoi Anthony Martial (58′).

Lexo po ashtu City vazhdon si lider dhe i pamposhtur në Ligën Premier, triumfon në derbi ndaj Unitedit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Bernardo Silva, i cili pas dy asistimeve të bëra u notua me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve David De Gea që u vlerësua me 5.8. /Telegrafi/

Man City:

Man Utd:

Exit mobile version