Manchester City ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim në Etihad, duke lëshuar shumë terren në luftën për titull.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sergio Aguero (82’, 87’) për vendasit, ndërsa Cenk Tosun (39’) dhe Fernandinho (OG, 90’) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi turk, Tosun, i cili u vlerësua me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin Fernandinho që u notua me 5.6.
Man City:
Crystal Palace:
/Telegrafi/