Site icon Telegrafi

“Mami ra në koma dhe babai na solli në shtëpi një grua tjetër, ishte shumë e keqe” – Rike Roçi rrëfen historinë e trishtë

Gjatë një bisede emocionale me Roza Latin, Rike Roçi ka rrëfyer për një periudhë të errët të jetës së saj.

Me lot në sy, ajo tregon se babai i saj ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të mushkërive dhe se marrëdhënia e tyre familjare nuk ka qenë aspak e lehtë.

Lexo po ashtu Meritoni tregoi se djali i tij vuan nga autizmi, reagon Olta Gixhari

Rikja ka zbuluar për Rozën se babai i kishte mbajtur të fshehur një jetë tjetër paralele që ai kishte nisur në Itali. “Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam, ai kishte bërë një jetë të re në Itali, por ne nuk e dinim” tregoi Rike.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Dhimbja e saj u thellua kur rrëfeu për një grua tjetër në jetën e babait, e cila jo vetëm që u bë partnerja e tij, por gjatë një periudhe të vështirë për familjen e saj, u afrua me Riken dhe motrën e saj në mënyra të padëshiruara. “Ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit,” theksoi Rike.

Situata u bë më e vështirë kur nëna e tyre përfundoi në spital, dhe në atë kohë delikate, babai i tyre i solli këtë grua në shtëpinë e tyre. “Babi i qëndroi afër mamit kur ajo bëri aksidentin dhe përfundoi në koma, po pastaj e zëvendësoi mamin me këtë gruan” u shpreh Rike, duke rrëfyer se si babai iu përpoq të hapte një kapitull të ri të jetës së tij ndërkohë që nëna ende luftonte për jetën në spital.

Rike theksoi se edhe pse babai nuk u tregua i pranishëm gjithmonë si duhej, ajo nuk dëshiron ta gjykojë atë. “Nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë” tha ajo. Ajo tregoi se babai i saj ndërroi jetë në Shqipëri, dhe në ato momente të fundit, megjithatë vështirësitë e mëparshme, ajo i qëndroi pranë. “Babi ka ndërruar jetë në krahët e mi” – rrëfen Rike. /Telegrafi/

Exit mobile version