Aktori, këngëtari dhe moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, ka postuar një mesazh që ka për qëllim falënderimin. Ai kërkon nga shqiptarët që të jenë më falënderues dhe të mos ankohen për gjithçka.
“Ëndrra ime ka qenë t’i bëj njerëzit të lumtur. Dëshira ime që i vogël ka qenë të bëj sa më shumë njerëz të lumtur duke i bërë të qeshin, të qeshin sa më shumë”.
“Falënderoj Zotin që më ka dhënë jetën që doja. Ajo që bëj, puna ime është ekzakt ajo që kam dëshiruar. Ata që janë falënderues, janë më të lumtur…”.
“Bëhu falënderues dhe mos u anko për çdo gjë që të shqetëson. Falëndero edhe pa arsye dhe diçka e mirë do të vijë”.
“Nise tani. Falëndero dike që ke pranë, falëndero dikë që të kujtohet, një familjar, një mik, një koleg. Bëje tani. Mos prit… Do të ndihesh më mirë dhe do lejosh që energjia pozitive dhe bekimet të vijnë më pranë teje”, shkruan mes tjerash në postimin e Ermalit. /Telegrafi/