Telegrafi

“Mama”, 2 Ton lanson klipin e radhës nga këngët e albumit të ri

(Foto: Screenshot/YouTube/2TONoffical)

Reperi 2 Ton ka vazhduar me kompletimin nga ana vizuale të këngëve nga albumi i ri.

Për herë të parë në karrierë, Arton Avdyli ka realizuar album muzikor, të cilin e ka titulluar “Passion”.

Albumi përbëhet nga 12 këngë, ndërsa pjesë e atij projekti është edhe kënga “Mama”.

Vet 2 Ton është kujdesur për melodinë e kësaj kënge, si edhe e ka shkruar tekstin.

Unikbeatz është producent, ndërsa masterizimin e ka bërë Don Gima.

Të martën, reperi e ka publikuar videoklipin muzikor të këngës “Mama”, të cilin e ka realizuar Bug Production. /Telegrafi/