Site icon Telegrafi

Malta pranon 35 emigrantë nga anija shpëtimtare, 182 të tjerë thotë se janë përgjegjësi e Libisë

Autoritetet në Maltë i kanë pranuar 35 emigrantë, që janë shpëtuar nga një anije në detin Mesdhe.

Ocean Viking në bashkëpunim me rojat malteze, ka arritur t’i shpëtojë emigrantët që u gjetën në një barkë druri që kishte gjendje shumë të rënduar, transmeton Telegrafi.

Por, 182 emigrant të tjerë që u shpëtuan nga SOS Mediterannee dhe Mjekët Pa Kufij, vazhdon të jenë në një anije në det.

Sipas zyrtarëve në Maltë, ata janë gjetur në ujëra internacionale dhe është përgjegjësi e Libisë, që t’i pranojë.

Kjo vjen, pasi ishulli Lesbos i Greqisë, ka bërë të ditur se është 400 për qind më shumë i mbushur dhe nuk ka mundësi të pranojë më asnjë emigrant.

Në qendrat e këtij ishulli, ka hapësirë për 3,000 njerëz, derisa në të po qëndrojnë rreth 12,000. /Telegrafi/

Exit mobile version